Telegrafi

Rama: Të gjithë qytetarët kanë akses falas në shërbimin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama, deklaroi të hënën se falë reformave të gjithë qytetarët shqiptarë kanë sot akses falas në shërbimin shëndetësor.

Duke folur gjatë një takimi në Durrës me temë “Mbulimi universal, barna me rimbursim edhe për 600 mijë të pasiguruar”, kryeministri tha se falë reformave tërësore sot jemi në kushtet t’u themi njerëzve me krenari se kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin.

“600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike”, deklaroi Rama.