Pas dëshmisë së ish-Kryeministrit Sali Berisha në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri-CEZ do të paraqitet nesër për të dëshmuar Kryeministri Edi Rama.
Mësohet se Rama ka kthyer përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke. Seanca do të jetë të enjten në orën 11:00.
Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla. /Telegrafi/