Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot mulla Hetem Sopjonin.
Rama thotë se në takim ka shprehur falënderimin për Mulla Sopjanin dhe të gjithëve për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit
“Sot, e nisëm ditën me Mulla Hetem Sopjani me mendimet më të mira për të ardhmen dhe me urimet më të sinqerta për secilin. Ky fundvit është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi përgjegjësitë që kemi ndaj vetes, familjes dhe atdheut tonë. Shpreha falënderimin tim per Mulla Sopjanin dhe të gjithëve për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit, duke u bërë shembuj të vlerave të paqes, harmoni dhe respekti të ndërsjellë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, ai ka pohuar se “në këtë fundvit, uroj që të vazhdojmë të ecim së bashku, për t’i bërë edhe më të fuqishme lidhjet tona, dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në çdo hap të rrugëtimit tonë”.
“Urime dhe mirënjohje për të gjithë, me shpresën për një vit të mbushur me shëndet, paqe dhe dashuri”./Telegrafi/