Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar me Bekim Jasharin, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.
Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.
Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.
Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, shkruan ai. /Telegrafi/