Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po qëndron për vizitë në Austri pas takimit me kancelarin austriak në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video ku takon një qytetare nga Maqedonia e Veriut.
“Jam këtu me Kancelarin Austriak dhe Asijen. Me Kancelarin Austriak sapo mbarova takimin, me Asijen sapo u takuam. Më përshëndeti në shqip. Gazetari kur e pyeti se nga je nga Shqipëria apo Kosova, tha jo jemi nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej”, tha Rama.
Asija tha se jam shumë e lumtur që takoj kryeministrin, që në këto 58-vjet përherë të parë ka takuar atë./Telegrafi/