Site icon Telegrafi

Rama takon ambasadorin e Tajvanit: Shtëpia mbahet me miq

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim Ambasadorin e Tajvanit, Liu, Shih-Chung në Odën e Kryeqytetit.

Rama thotë se derisa ka publikuar disa fotografi nga takimi ka shkruar se shtëpia mbahet me miq.

“Bashkë shkëmbyem simbolika që identifikojnë qytetet tona dhe kulturën tonë. Mirënjohja është një vlerë që duhet ta kultivojmë çdo ditë, sepse progresi ynë si komb është ndërtuar edhe falë miqve tanë ndërkombëtarë. Bashkëpunime të tilla janë një frymëzim për brezat e rinj që të vlerësojnë dhe të ndërtojnë ura të reja miqësie në të ardhmen”, shkruan Rama në Facebook.

Tutje, ai ka falënderuar miqtë e Tajvanit për ndihmën dhe mbështetjen.

“Kryeqyteti është dhe do të mbetet mirënjohës”./Telegrafi/

Exit mobile version