Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë disa fotografi nga takimi mes tyre, ndërsa ka shkruar “me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”.
Konferenca e Sigurisë në Mynih mbahet për tre ditë radhazi, 16-18 shkurt. Ajo mbledhë rreth 60 krerë shtetesh dhe mbi 85 zyrtarë qeveritarë për të diskutuar çështjet aktuale dhe të ardhshme të sigurisë globale./Telegrafi/