Telegrafi

Rama: Sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja

Kryeministri Edi Rama njofton se sot familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.

Rama publikoi një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Të tjera familje pritet të futen në banesat e tyre në ditët e fundit të këtij viti. Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022. /Telegrafi/