Telegrafi

Rama shtron iftar: Një ateist refuzoi ftesën time

Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë.

“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, i cili i tha protokollit të Kryeministrisë se ishte ateist dhe si i tillë s’mund të ulej në këtë sofër. Po të ishte iftari platformë ekskluzive e atyre që besojnë te Zoti, sonte nuk do të ishin të pakët ata që s’do ishin këtu. Prandaj unë që në këtë mes u mësova të jem prej vitesh tashmë, fillimisht prej detyrës dhe më pas për shtysë të brendshme, mësova që rreth sofrës së iftarit mblidhemi si praktikantë të feve të ndryshme, por edhe jo besimtarë për t’i bërë respekt besimit të disa prej nesh”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se, “kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Kjo është një atmosferë e posaçme që krijohet në një hapësirë si kjo”.