Site icon Telegrafi

Rama: Shqiptarët e kanë mbështetjen e Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama, në emisionin Top Story në Top Channel, flet për pritshmëritë që ka nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në mes të dhjetorit, për çështjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

I pyetur për vizitën e bërë në Gjermani, ku takoi kancelaren Angela Merkel, Rama tha se në tre vjet janë zhvillu tri takime speciale bilateriale, dy në Berlin dhe një këtu në Tiranë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Kjo është shprehje e një vullneti shumë të mirë nga ana e Gjermanisë për të ndërtuar një marrëdhënie speciale me Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai. “Kryeministri Rama: Lajmi i mirë është që Gjermania mbështet plotësisht Shqipërinë në procesin e integrimit dhe në një moment delikat për BE, por jo të zakonshëm edhe për Gjermaninë që përgatitet të hyjë në zgjedhje. Ne kemi marrë një rekomandim pozitiv për çeljen negociatave nga KE. Rekomandimi i bëhet KiE-së. Ka një kusht që është fare i natyrshëm, që duhet të nisë zbatimi i Vettingut dhe ndërkohë duhet të ecet me progres në fushat që përfshijnë pesë prioritetet kyçe për rrugën drejt anëtarësimit. Në këtë kontekst besoj që mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishme për shkak të asaj që thashë: të një momenti jo fort pozitiv brenda BE-së në raport me zgjerimin dhe përballë një dallge populizmi anti-BE që shkon duke u fryrë”.

Exit mobile version