I pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha.
Duke mbajtur fjalimin e tij në këtë kongres, Edi Rama e ka vënë theksin tek prania e kompanisë së njohur “Shell”, investimi për gazsjellësin TAP dhe rezervat me burime natyrore që ka Shqipëria.
“Për të gjitha këto arsye, ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ka çdo mundësi për t’u bërë fronti i ri i naftës, por për t’ia dalë me sukses duhet të punojmë së bashku. Për këtë arsye i jam mirënjohës presidentit Erdogan dhe qeverisë turke”, ka thënë Rama. /Telegrafi/