Site icon Telegrafi

Rama: Shqipëria e pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetëve të Partisë Socialiste, duke thënë se Shqipëria do të bëhet një vend i pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajtueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund”, shkruan Rama në rrjetin shoqëror Twitter.

Arben Çuko, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe Arben Ndoka u arrestuan sot nga policia shqiptare.

Ish-deputeti Ndoka dyshohet për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Ndërsa ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve dyshohet se është i përfshirë në korrupsion, gjatë kohës që ushtronte detyrën, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version