Site icon Telegrafi

Rama: Shqipëria e Madhe është mit, projekti ynë “Europa e Madhe”

Në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se projekti i shqiptarëve është një "Europë e Madhe" me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.

"Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Madhe", ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.

“Për mua është magjepse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.
 

Exit mobile version