Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Ditën e Evropës tha se 9 Maji Shqipërinë e gjen më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare.
Rama në një postim të shkurtër në Facebook kujton Ditën e Evropës.
“Mirëmëngjesi dhe në këtë Ditë të Evropës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/