Telegrafi

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e Berishës: Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë 20 viteve ka rrezatuar në skenën kulturore e kinematografike

Foto: Screenshot/Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.

Kjo e fundit ndërroi jetë ditën e sotme (e enjte) në moshën 49-vjeçare.

Ajo ishte diagnostikuar me kancer në vezore që më shumë se një vit, derisa po trajtohej jashtë vendit.

Foto: Screenshot/Instagram

Rama thekson se Berisha ka rrezatuar shndritshëm në skenën kulturore për 20 vite pa u ndalur.

Lexo po ashtu MKRS për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e vendit tonë

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

“Vjosa e Prishtinës!

Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.

Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.

I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook