Telegrafi

Rama shpërndan fjalimin e Thaçit në Hagë: Çorbë e shpifur kur sheh çlirimtarët duke u akuzuar si kriminelë

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama në një postim në Instagram derisa ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit Hashim Thaçi të bërë sot në Speciale, ka shkruar se “është një çorbë e shpifur, kur i sheh ata që udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë”.

Kryeministri i Shqipërisë ka shtuar se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia.

“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/