Një ditë pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Takimi është zhvilluar në Presidencë me kërkesë të vetë kreut të qeverisë.
Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm në qeverinë e Ramës.
Kërkesën për dekretim Meta e mori që të premten e kaluar, por vetëm 5 orë para përfundimit të afatit kushtetues, zëdhënësi i zotit Meta njoftoi përmes një mesazhi të shkurtër se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”. /Telegrafi/