Site icon Telegrafi

Rama: Shkolla e re “7 Shtatori” do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se edhe një shkollë e re do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator.

Ai ka shkruar se kjo shkollë do të ofrojë ambiente praktike për nxënësit.

“Edhe një shkollë e re në Kryeqytet! Shkolla e re “7 Shtatori” do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator, duke u ofruar nxënësve ambiente praktike, si klasa të avancuara dhe një restorant shkollor ku do të fitojnë përvojë për tregun e punës”, thotë Rama.

Ai ka shkruar tutje se kryeqyteti po ecën përpara me një qasje inovative në arsim./Telegrafi/

Exit mobile version