Pothuajse i gjithë debati i mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” ishte me tone të ashpra dhe aspak miqësor. Madje “armiqësia” e tyre u vu re që në fillim ku ata të dy nuk denjuan të takonin njëri-tjetrin madje as të shiheshin në sy deri në momentin e intervistës.
Por gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Fevziut dhe emisionit të tij erdhi në fund. Në mbyllje të intervistës Rama i nervozuar i tha gazetarit se intervista e mbrëmjes së sotme ishte kazan.
Rama: Do vi me rregulla të nënshkruara paraprakisht.
Ishte një intervistë në kazan.
Nuk kam parë gazetar të flasë më këtë fjalor.
Fevziu: Nuk ndodh zoti Rama që një kryeministër të mos japë përgjigje.
Rama: Unë jap çdo përgjigje kur kam përballë gazetar jo kur ti bën propagandistin. /Telegrafi/