Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sfiduar ndjekësit e tij në Facebook me publikimin e një fotografie.
Rama ka sfiduar ndjekësit që ta gjejnë se për çfarë po ndërtohet godina në Tiranë, dhe kush përgjigjet saktë mund të kërkojë bluzën e firmosur të futbollistit që do të donin ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë, transmeton Telegrafi.
“Kush e gjen, kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë”, shkruan Rama.
Kryeministri ka thënë se qytetarët kanë kohë deri në mesnatë për tu përgjigjur. /Telegrafi/