Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se në javën e dytë të muajit mars do të përfundojë vaksinimi i bluzave të bardha.
Kreu i qeverisë deklaroi së shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullatës, por nuk dha një datë se kur do të fillojë ky proces.
“Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha në Shqipëri,ashtu shumë shpejt me vaksinimin masiv. Nuk mund të jap më shumë detaje, por jemi shumë afër. Mezi po pres të them fjalën e fundit”, tha ai.
Ndërkohë, mjekët kanë ngritur alarmin se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi numri i të infektuarve dhe fataliteteve është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit.
Sipas tyre situata epidemilogjike në vend është përkeqësuar. /euronews.al