Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në një takim Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, i cili ka vizituar Shqipërinë për herë të dytë.
Rama tha se së shpejti do të fillojë ndërtimin e një Muzeu të ri Hebraik.
“I nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri, një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”.