Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shëngjini ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me Malin e Zi.
Kryeministri tha se aksi do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore.
“Le të marrim infrastrukturën, këtu plaga tjetër ishte rruga. Për arsye procedurash nuk arritëm dot ta vinim më shpejt në lëvizje. Besoj se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar”.
“Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh”.
“Ambicia jonë është rruga Shëngjin–Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë këtej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit”.
“Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë-Kashar. Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht”.
“Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet, ndërkohë që nyja është bërë nga e para, ndërsa në librat e propagandës figuron si punë e kryer”. /oranews.tv/