“Regjimi i kusarëve dhe matrapazllëkut plotëson listën e përplasjeve të Saliut në emër të mbrojtjes së shtetit nga një puç imagjinar frontal, por në fakt në funksion të materializimit të një grushti shteti, të organizuar dhe të udhëhequr personalisht nga i ashtuquajtur kryeministër i Shqipërisë”, theksoi Rama.
Sipas tij, “garda vret për të mbrojtur këtë qeveri hajdute dhe policia që mbron gardën që vret duke mos zbatuar ligjin dhe për të arrestuar dhe rrahur barbarisht njerëz që ngrihen kundër regjimit të kusarisë”. Ai shtoi se kryeministri godet gjithkënd me gurët e antikushtetueshmërisë.
“Çdo ditë që kalon nxjerr në pah të drejtën e kauzës sonë. Shqipëria është vjedhur me votën e saj prandaj vidhen përditë pasuritë e saj dhe së fundi edhe vriten dhe dhunohen liritë dhe të drejtat e saj më themelore. Shqipëria jo vetëm që s’mund të rrihet dhe as të vritet deri në pikën që të pranojë si të mirëqena partinë shtet apo shteti i partisë, por ajo është përditë e më e vendosur për të zmbrapsur me fuqinë e protestës popullore këtë kusari dhe matrapazllëkun në pushtet”, vijoi ai.
Më tej, Rama paralajmëroi se të premten do të nisë rezistenca paqësore në shumë qytete të vendit kundër kësaj qeveria të korruptuar. /Telegrafi/