Site icon Telegrafi

Rama reagon për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

Pak minuta pas lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”.

Lexo po ashtu Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Ai ishte shtruar në spital për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

Berlusconi, ka qenë tre herë kryeministër, themelues i Forza Italia dhe i një perandorie televizive që ka formësuar imagjinatën kombëtare për më shumë se njëzet vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version