Sot (e diel) u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Koço Devole.
Ai thuhet se vdiq si pasojë e COVID-19, ndërsa po trajtohej në spital prej disa ditësh.
Për vdekjen e Devole ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shprehur ngushëllimet e tij për artistin e mirënjohur.
“LAMTUMIRË I SHTRENJTI KOÇO! U PREHSH NË PAQE”, ka shkruar Rama në një postim të ndarë në Facebook.
Koço ka qenë pjesë e kinematografisë shqiptare prej shumë vitesh dhe ishte pjesëmarrës në shumë shfaqje e filma të njohur.
Në vitin 2019 ai gjithashtu u bë pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë” përkrah komedianit Ermal Mamaqi dhe këngëtares Elvana Gjata.
Përveç se u infektua me coronavirus, Koço raportohej se vuante që një kohë edhe nga sëmundja e leukemisë. /Telegrafi/