Pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Colmar në Francë, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar: “Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. #KrenarpërUÇK#eDrejtaVononPoNukHarron#Respekt”(sic).
Pas lirimit, Haradinaj pritet që sot të kthehet në Kosovë.
Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/