Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka pritur kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Rama përmes profilit të në Facebook ka shpërndarë një fotografi nga takimi ku shkruan shkurt “Gëzuar. Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë!”.
Në takim po marrin pjesë drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti; i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe i Alternativës, Afrim Gashi.
Ftesa është Ramës është refuzuar nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami./Telegrafi/