Site icon Telegrafi

Rama puth në ballë policen e plagosur: Do ta çojmë në Stamboll për një operacion të vështirë (Video)

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar policen e plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë,  24-vjeçaren Ina Nuka, që humbi gishtat pas plasjes së një kapsolli në duar.

Kryeministri Rama në një status në Instagram, bën me dije policja 24-vjeçare e Forcave Shqiponja do t’i nënshtrohet një operacioni më të gjatë e të vështirë në Stamboll, ku do niset nesër.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të? Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim? Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈ Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje?Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty.”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Protesta para Kuvendit të Shqipërisë, policia: Një efektivi i janë prerë gishtat

Exit mobile version