Telegrafi

Rama publikon videon lidhur me protestën për Teatrin

Teka një ditë më parë shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimit të minorancës, sot ai ka dhënë një tjetër mesazh, duke ruajtur të njëjtën linjë.

Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar një video nga punët e bëra të Pazari i Ri, Parku i Liqenit, stadiumi, shoqëruar me protesta dhe kundërshtime.

Në fund të videos, është edhe Teatri, si është i rrënuar e si do të bëhet sipas projektit.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me atë shprehjen popullore, ‘Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin’, ju uroj një ditë të mbarë😉”, shkruan Rama. /Telegrafi/