Site icon Telegrafi

Rama publikon pamje nga punimet në rrugën “B”: Do të lirohet dukshëm qarkullimi i veturave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar të shtunën pamje nga punimet në zgjatjen e rrugës “B”.

Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë do të lidhet me rrugën “A” si dhe do të lirohet dukshëm qarkullimi i veturave në atë pjesë.

Po ashtu, Rama ka thënë se do të largohet edhe kundërmimi i ujërave të zeza.

“Po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”. Në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” dhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të ndalë punimet në “Rrugën A”. Kryetari Rama ka akuzuar se ky vendim është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, duke thënë se vendimi është marrë nga motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version