Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte, duke promovuar një zonë tjetër turistike.
Ai ka nxjerrë pamje nga parku kombëtar i Divjakës.
“Me këto pamje 360 gradë të parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në mënyrë të vazhdueshme kreu i qeverisë iu ka bërë jehonë zonave turistike.
Madje pamje nga parku i Divjakës i nxjerr për të disatën herë, duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë. /Telegrafi/