Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me publikimin e një videoje.
Në video janë pamjet nga puna restauruese e Kishës së Shën Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë.
“Një tjetër vepër e rrallë arti e shpëtuar në thesarin e trashëgimisë sonë kombëtare”, ka shkruar Rama.
Për mënyrën e restaurimit, ekspertët, banorët dhe vizitorët kanë pasë reagime të mëdha, duke i quajtur punimet skandaloze dhe kriminale. /Telegrafi/