Site icon Telegrafi

Rama publikon “Foton e Ditës”, kabineti që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi të dielën një foto të kabinetit që do të qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri zgjodhi si “Foton e Ditës”, një fotografi zyrtare të ekipit qeverisës, i plotësuar tashmë edhe me emrat e zv/ministrave.

Gjatë ditës së sotme në “Komunikimin Javor” në Facebook, kryeministri Rama përcaktoi objektivat për gjithë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar.

Rama tha se objektiv mbetet çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë vitin e ardhshëm, ndërsa i bëri apel ministrave dhe zv/ministrave që me vizionin e tyre të udhëheqin skuadrën.

Exit mobile version