Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri.
Pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Ilir Meta, Thaçi është pritur në takim nga kryeministri Edi Rama.
Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se kishte një bashkëbisedim vëllazëror me presidentin Thaçi.
Nuk dihet nëse pas takimit me Ramën, presidenti Thaçi a do të ketë takime tjera në Shqipëri pasi që kjo vizitë e tij nuk ka qenë e paralajmëruar dhe nuk është bërë e ditur as agjenda. /Telegrafi/
Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror🇦🇱👐🏿🇽🇰 pic.twitter.com/apAn50Ezrh
— Edi Rama (@ediramaal) June 5, 2020