Site icon Telegrafi

Rama: Protesta e opozitës, nuk është protestë popullore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në seancën e Parlamentit të Shqipërisë, për protestën e opozitës. Ai ka thënë se protesta e organizuar nga opozita nuk është protestë e popullit.

“Po e marr fjalën i pari sepse më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për fqinjët e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje të shëmtuara nuk është një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”, theksoi Edi Rama.

Ai protestën e opozitës e ka quajtur rrugë pa krye.

“Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai ka thënë se janë gati të flasin për gjithçka, por nuk do ta negociojnë mandatin e marr nga qytetarët.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim dhe të dialogojmë gjithçka, por nuk do negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit respektojnë mandatet që iu japin njerëzit dhe çdo sistemi tjetër”, vijoi Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version