Një ditë para protestës së opozitës ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë thënien e Martin Luther King, sipas së cilit limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë shumë mirë edhe ata që i organizojnë ato.
Postimi i Ramës
Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.
Martin Luther King /Telegrafi/