Telegrafi

Rama: Procesi i Vetingut vijon me sukses, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale këtë të shtunë për procesin e vetingut, duke u shprehur se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje.

“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësiPo për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun,njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, thotë Rama duke shtuar hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti. /Telegrafi/