Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim sot zv.komandatin e KFOR-it, Evan Hessel.
Rama thotë se në takim kanë diskutuar për sigurinë e të gjitha komuniteteve, transmeton Telegrafi.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm me KFOR është një vlerë e shtuar për mirëqenien e Kryeqytetit. Zëvendës Komandanti Evan Hessel, rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka pohuar Rama.
Tutje, ai ka shkruar se “jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”./Telegrafi/