Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta mëngjesin e së shtunes në Shkodër. Pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh pjesë e Forumi Rinor Demokrat kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.
Kreu i FRPD Shkodër, Arvid Bushati, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin është shprehur se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi.
“Sot përballë kinemasë, nuk u grupuan vetëm demokratët, apo socialistët. Sot u grupuan të rinjtë dhe të rejat që janë mes dilemës a të ikin, a të qëndrojnë në këtë vend dhe sot morën vendimin që më mirë të largojmë Edi Ramën, sesa të largohemi ne”, deklaroi ai.
Protesta më pas është mbyllur e qetë pa incidente mes policisë e protestuesve.