Site icon Telegrafi

Rama pritet nga Erdogani, flasin për Aeroportin e Vlorës dhe kompaninë Turkish Airlines

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar në Stamboll ku ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përmes Facebokut, Rama ka thënë se me Erdoganin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në një takim që, sipas tij, ka zgjatur rreth 90 minuta.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airline”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version