Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë ndërveprimit me platformën e-Albania.
Sipas kreut të qeverisë, ndihmësja virtuale e quajtur “Diella”, sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t do jetë në shërbim të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.