Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Rama para mediave ka paraqitur projektin, teksa tha se propozimi i ri ka disa karakteristika kyçe, ku ndërlidhet edhe me hapësira tjera.
“Është koncept që ndërlidh disa hapësira. Disa vizatime këtu tregojnë se si kemi menduar ndërlidhjen e hapësirave, nga Katedralja, nga Biblioteka Kombëtare dhe hoteli Grand .Nga RTK deri te Grandi, do të krijojmë elemente të reja, të artit, të kulturës. Të gjitha elementet e asfaltit do t’i transformojmë në hapësira të gjelbërta”, tha Rama para mediave, duke shtuar se kryeqyteti do të njihet si ambient dixhital, e që mendon për secilën moshë.
Rama gjatë prezantimit ishte ma katër drejtor të komunës së Prishtinës./Telegrafi/