Site icon Telegrafi

Rama prezanton buxhetin për mbrojtjen: S’kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm sot në prezantimin e “Buxhetit 2022” për Ministrinë e Mbrojtjes.

Përpara ushtarakëve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ka ardhur me një premtim të mbajtur.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ashtu sikurse kishte premtuar në gusht, në buxhet është rritja e pagave me 30% për Forcat e Armatosura.

Ndër të tjera kryeministri tha se Shqipëria nuk ka më ushtrinë për pak të paguar në NATO.

Rama premtoi gjithashtu se vitin tjetër pagat do të rriten përsëri.

“Nuk është rritja e parë e pagave që bëjmë pas një periudhe shumë të gjatë kur Forcat tona të Armatosura mbetën prapa në aspektin e pagave, por kjo është një rritje e konsiderueshme. Ju thashë që do rrisim pagat, dhe sot pagat janë të shkruara me30% rritje për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm”.

“Vitin tjetër do i rrisim përsëri. Se besoj që nuk ka asnjë arsye që FA tona për energjinë, për sakrificën dhe vlerën e shtuar, dhe potenciali që kanë për ta rritur kapacitetin profesional, të jenë mbrapa nga vendet e Aleancës, edhe pse ato janë vende më të fuqishme ekonomikisht se ne. Me këtë rritje pagash, nuk kemi më ushtrinë më të pakpaguar nga NATO. Në krye s’mund të jemi se e dini kush është në krye, nuk jemi as në mes, por nuk jemi më as të fundit”.

“Ambicia është që brenda mandatit të tretë, të jemi diku në mes. Mund ta arrijmë dhe besoj se së bashku mund ta arrijmë dhe kam parasysh atë që do marrim mbrapsht nga ky investim. Rritja e pagave është me larta ndonjëherë në një sektor. Më e lartë se paga që është rritur për Policinë e Shtetit. Kjo është për faktin që keni nderuar Shqipërinë”, tha tutje Rama.

Exit mobile version