Telegrafi

Rama premton investimeve në arsim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e universiteteve publike në lidhje me investimet në konvikte.
Ai është zotua se do të hapë kantierin më të madh në arsim, duke investuar në sektorë të ndryshëm.

“Hap pas hapi do kemi kantierin më të madh të investimeve në arsim në të gjithë këto 30 vite. Do investohet në arsim, siç nuk është investuar ndonjëherë në këtë sektor”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndryshe Qeveria e Shqipërisë, ka nisur një serë reformash pas një varg protestash nga studentët për përmirësimin e kushteve. /Telegrafi/