Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkrahur Komisionerin Evropian, Johanes Hahn, në kërkesën për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që hyjnë në Kosovë me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, por e ka pyetur atë se çfarë fitoi Kosova deri tash me qasjen konstruktive.
Rama, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Komisioneri Hahn ka të drejtë,duke thënë se taksa 100% është obstruktive , por çfarë fitoi Kosova deri tash me qasjen e saj konstruktive?
“Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?Hiç% të asaj që ka merituar!E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive,po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?Hiç% të asaj që ka merituar!E pra,ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…
— Edi Rama (@ediramaal) December 3, 2018