Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Bankën botërore po punohet për raportin e dëmeve të tërmetit.
Sipas Ramës, të dhënat e deritanishme janë mbi 1 miliard euro.
“Me BE-në dhe Bankën Botërore po punojmë për raportin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro. Raporti zyrtar do të bëhet publik sipas parashikimit më 4 shkurt. Të raporti nuk hyjnë vetëm dëmet në banesa. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti në sektorë të ekonomisë”, ka thënë Rama.
Kryeministri shprehet se do të ishte e pamundur që qeveria e mëparshme do të arrinte të përballonte këtë situatë të krijuar si pasojë e tërmetit të 26-nëntorit.
“Sot do ishte e pamundur që nëse ne nuk do të kishim bërë reformat që kemi bërë, nëse do të ishte qeveria e mëparshme që largqoftë do i kishte rënë tërmeti, sot do ishte e pamundur që buxheti të ishte kaq sa është”, tha ai. /TCH/