Site icon Telegrafi

Përurohen shkallët te Posta, Rama: Së shpejti do të vendoset ashensori për personat me aftësi të kufizuar

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka përuruar shkallët te Posta e Madhe në lagjen “Dardania”.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë foto teksa ka thënë se lagjja “Dardania” tani duket më bukur.

Ai ka premtuar edhe ashensorin i cili do të lehtësojë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.

“Pas më shumë se 40 vjetësh shkallët te “Posta e Madhe” në këtë lagje kanë marë pamje tjetër, janë renovuar tërësisht, e shumë shpejt do të vendoset ashensori për t’ua mundësuar qasjen personave me aftësi të kufizuar dhe nënave me karrocë fëmijësh”, tha Rama.

“Kemi shtuar gjelbërmin dhe e kemi ndriçuar gjithë zonën”, shkroi kreu i Prishtinës.

Exit mobile version