Site icon Telegrafi

Rama i përgjigjet Tahirit: Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Edita Tahirit, e cila e ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt.

Ai i është përgjigjur asaj duke thënë se ajo  është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtë-qesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?” ka shkruar Rama në Twitter.

Lexo po ashtu Vetëvendosje: Gent Cakaj ishte anëtar i VV-së, mbështesim vendimin e Metës për mos dekretim të tij

Reagimi i kryeministrit erdhi pas një postimi të Edita Tahirit në Facebook, e cila ka përshëndetur mos dekretimin e Cakajt për ministër të Jashtëm.

Lexo po ashtu Edita Tahiri: Rama e emëroi me djallëzi, Cakaj ishte pro prekjes së kufijve në Ballkan

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidate për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri./Telegrafi

Exit mobile version