Site icon Telegrafi

Rama i përgjigjet Pendarovskit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për negociatat me BE-në

Pas deklaratave nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovksi, i cili i kërkoi nga Këshilli i Evropës të ndajë Maqedoninë e Verut nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama këtë kërkesë të presidentit Pendarovski e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

Rama përmes një postimi në “Twitter” thotë se kjo kërkesë e presidentit të Maqedonisë së Veriut nuk duket as e drejtë dhe as praktike.

Lexo po ashtu Pendarovski: A do të ishte e ndershme nëse Shqipëria në vitin 2008 nuk anëtarësohej në NATO, për shkak të kontestit të emrit?

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama./Telegrafi/

 

Exit mobile version